Ballina Lajme Kosovë Fituesit e garave kombetare të Olimpiadës së Ekonomiksit nga Maqedonia e Veriut,...

Fituesit e garave kombetare të Olimpiadës së Ekonomiksit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova trajnohen për garat ndërkombëtare

Instituti Alternativa Liberale në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës dhe UET Center nga Shqipëria dhe Instituti Riivenst nga Kosova, nën mbështetje të Economic Fundamentals Initative nga SHBA organizuan trajnim dy ditor për pesëmbëdhjetë të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët u shpallën fitues të raundit kombëtar, zhvilluan një trajnim dyditor për të thelluar njohuritë e deritanishme në fushën e ekonomisë dhe financave.
I ashtuquajturi bootcamp ishte paraparë që të ju ofroj nxënësve fitues një shtysë më tepër për finalen ndërkombëtare në Greqi, ku do të zgjidhet ekonomisti më i mirë i ardhshëm. Përgjatë datave 11-12 qershor, ata morën seminare të plota, me koncepte të përmbledhura dhe shembuj praktikë nga profesorë të njohur amerikanë dhe shqiptarë.
Drejtoresha e Economic Fundamentals Initiative, me këtë rast u shpreh se: “Jemi krenar që kemi përkrahur 10 shtete këtë vit në garat e Olimpiadës së Ekonomiksit, përfshirë edhe vendet e rajonit pra Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ku në total nga gjitha vendet kemi pasur mbi 20.00 nxënës pjëmarrës, dhe jemi shumë të ngazëllyer nga interesi i nxënësve për këto gara”.
Joseph P. Calhoun, profesor i ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Floridës dhe autor i librit “Ekonomiksi i Mendimit Praktik”, i cili ishte edhe njëri prej trajnuesve theksoi: “Kemi sjell së bashkë nxënësit fitues nga tre shtetet, këtu në Durrës, të cilët do të përfaqësojnë vendet e tyre në garat ndëkombëtare në Greqi. Atë çka duam të bëjmë në këtë trajnim dy-ditor është që tu japim një shtytje shtesë në vetëbesimin dhe kurajon e tyre, me qëllim që kur të shkojnë në Greqi në Shtator, të performojnë me aftësitë e tyre më të mira.”
“Një nga gjërat që më pëlqen shumë është se bilanci vjen jo vetëm nga shkollat elitare urbane, por ne kemi fëmijë nga fshatrat. Për shumë nga fëmijët tanë që erdhën në Bratislavë vitin e kaluar, ishte hera e tyre e parë në aeroplan”, potencoi Presidenti i EFI-t, Randall K.Filer.
Olimpiada e Ekonomiksit është një nga garat më të mëdha botërore. Ajo organizohet nga Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomiksit që prej 2016 dhe nga viti në vit po njeh një shtrirje dhe pjesëmarrje të gjerë të mbi 20 shteteve nga katër kontinente. Garat ndërkombëtare këtë vit do të mbahe nga 01 deri 04 Shtator, në Malin e Olimpit në Greqi, vendi ku edhe ka filluar historiku i olimpiadave. 

Marketing
Exit mobile version