Fjalë përfunduese për Jankullovskën në lëndën “Tank”-u, seanca të reja për “Total”, “Tortura” dhe “Tarifa”

Në Gjykatën penale për sot janë caktuar fjalë përfunduese për lëndën “Tanku” në të cilën zhvillohet procedurë e ndarë kundër të akuzuarës, ish-ministres së Punvëe të Brendshme, Gordana Jankullovska, si dhe për “Total”, “Tortura” dhe “Tarifa”.

Marketing

Gjykimi për Jankullovskën filloi në fund të gushtit të këtij viti, pasi që e akuzuara lindi. Asaj i gjykohet posaçërisht pasi që Gjykata e pranoi kërkesën e avokatëve për pushim mjekësor për shkak të shtatzanisë së saj.

Jankullovska është e akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit si nxitëse. Siç është cekur në aktakuzë, Jankullovska, për ta plotësuar kërkesën e Nikolla Gruevskit, me paramendim e ka nxitur të akuzuarin Gjoko Popovski të kryejë vepër penale.

Në rastin “Tanku” tashmë janë dënuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski me dy vite burg dhe ishndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski me 6,6 vite burg.

Gjykata e apelit Shkup mbajti mbledhje publike rerth ankesave për aktvendimin e shkallës së parë për Gruevskin dhe Popovskin, por vendimi ende nuk është sjellur.

Për sot është caktuar edhe seanca për lëndën “Total” të PSP-së, në të cilën i akuzuar është gazetari Dragan Pavlloviq Llatas pëpr fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 eurove përmes personave juridik “Total marketing” SHPKNJP, “Total” media qendra dhe “Mediamaks” dhe 63.032 euro si person fizik.

Seanca e fundit për këtë lëndë ishte shtyer për shkak të ndryshimit të krijuar të strukturës pronësore të personit juridik “Mediamkas”, që së bashku me gazetarin Dragan Pavlloviq Llatas dhe personat juridik “Total marketing” dhe “Total media centar” ngarkohen për fshehje të tatimit.

Në Gjykatën penale sot është caktuar edhe seanca për rastin “Tortura”, në të cilin të akuzuar janë
ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i njësisë “Allfa” Ivica Antevski-Puki dhe edhe pesë pjesëtarë të tjerë të njësisë.

PSP i ndjekë ata për torturë dhe veprim dhe ndëshkim tjetër brutal, jonjerëzor apo ofendues, për
mënyrën e privimit nga liria të liderit të Të bashkuarve për Maqedoninë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, më 6 qershor 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë, të cilët janë të akuzuar në rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizim të jashtëligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë eurove.