Fjalët që nuk duhet t’i thoni kurrë gjatë një debati në çift

Kur dikush thotë fjalët ‘ka marrë fund’, mes një debati të ashpër, po përpiqet të vendos një kufi për ta lënë atë diskutim. Por kjo përpjekje për të ndërprerë debatin me partnerin, e përkeqëson më tepër situatën. Nëpërmjet këtyre fjalëve partneri merr mesazhin se për ju tashmë është e pamundur dhe nuk ka mbetur më shpresë.

Marketing

Këto fjalë, shpeshherë të nxituara, janë si një ‘kërcënim’, lëndues dhe dëmtues të gjendjes shpirtërore dhe mendore të partnerit.

Frika e braktisjes është një ndër frikërat më të mëdhaja që kanë njerëzit. Dhe si rrjedhojë, kur dikush dëgjon këto fjalë (në raste kur janë të pa merituara), i krijohet një ‘lumë’ frike ndaj vetmisë.

Partneri që i thotë, shumë shpjet qetësohet dhe i tërheq mbrapsht ato fjalë. Por dhimbja dhe frika është shkaktuar tashmë tek partneri tjetër. Këto fjalë të rrezikshme për një marrëdhënie, sjellin këto pasoja:

Shkëputje

Lëndimi që vjen si pasojë e ketyre fjalëve sjell shkëputje midis partnerëve. Komunikimi i tyre dobësohet pasi në çdo diskutim do të qëndrojë hija e asaj fjalie. Kjo ndikon në uljen e mirëqënies në një marrëdhënie.

Siklet

Humbet komoditeti emocional në çift. Kur partneri humbet besimin në vete, rezulton në humbje të intimitetit emocional dhe seksual.

Zvogëlim i besimit

Kjo fjali dëmton besimin në një marrëdhënie. Partneri i lënduar nga ajo fjali, do të jetë skeptik në lidhje me ju që e keni thënë, duke menduar që do të kërkoni diçka tjetër, pra një partner tjetër.

Në vend të këtyre fjalëve, ka një sërë mënyrash të tjëra për të mbyllur një diskutim të ashpër. Një prej tyre është të kërkoni një pushim. Ndonjëherë situata të ndryshme e rëndojnë marrëdheniën në çift dhe e keni të pamundur të qartësoni ndjenjat. Pak kohë larg njëri-tjetrit ju rikthen ndjenjën e rëndësisë që ka partneri për ju. Një tjetër mënyrë është që para se të nisni një diskutim, ta planifikoni dhe të ruani qetësinë.

Marketing