Ballina Lajme Maqedoni Fjalimi i presidentes me emrin kushtetues, Davkova: Kemi bërë shumë për në...

Fjalimi i presidentes me emrin kushtetues, Davkova: Kemi bërë shumë për në BE

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, mbrëmë mbajti fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Davkova, e cila prej betimit të saj shtetit i referohej me “shteti ynë”, “shteti maqedonas” dhe “shteti”, duke shmangur emrin kushtetues, në fjalim për herë të parë e përdori emrin e plotë Maqedonia e Veriut. Ajo nënvizoi se vendi është i dëshpëruar nga qasja e faktorit ndërkombëtar për integrimin në Bashkimin Evropian pasi që 20 vite i premtohet anëtarësim, por në vazhdimësi dalin kushtëzime të reja. Sipas presidentes Siljanovska-Davkova, zgjerimi patjetër duhet të bazohet në kriteret e meritokracisë dhe të lirohet nga përpjekja për revizion të historisë dhe mosrespektim të identitetit kulturor dhe nacional. /Alsat.mk

Marketing
Marketing
Exit mobile version