Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.
Bëhet fjalë për ripërpunimin e këngës së famshme “Fustani”, të interpretuar në versionin origjinal nga e madhja Parashqevi Simaku.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio, pa videoklip.
XHODB është producenti i këngës, gjersa invizimi është kryer në studion J2L Records.
Flaka njihet si një prej interpretueseve më të mira të muzikës live, ndaj dhe shpesh herë edhe të tilla ripërpunime nga këngët e vjetra mirëpriten nga fansat e saj.
Përveç projekteve muzikore që sjell, Krelani është e angazhuar ehde me koncerte të shumta e mbrëmje muzikore kudo ku fansat e saj shprehin interesim.