Në takimin me zgjedhës në Njësinë Bushtricë, drejtuesi politik për Qarkun Kukës, Flamur Hoxha, njohu banorët me programin e PD-s për zhvillimin e zonës dhe rritjen e të ardhurave.
“Do ta nxjerrim vendin nga rrënimi ekonomik, ku e solli Rama për 8 vjet”, tha Flamur Hoxha.
“Kryeministri në ikje krenohet se po bën disa vaksina, po ai është detyrim. Thotë do të bëj investime, ku ishte deri sot?! 500 mijë shqiptarë kanë ikur në 8 vite, të tjerëve rrezikon tu vihen viza. Pushteti i rilindjes po ushtron presion për votën. PD nuk i ndan njerëzit në të majtë e në të djathtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë.
Shumë shpejt mbas 25 Prillit ne do të ndryshojmë edhe pushtetin vendor në Kukës, në Has e në Tropojë”, u shpreh Flamur Hoxha.