Flamuri i romëve është ngritur para ndërtesës së komunës në Kërçovë

Tradita e krijuar para disa vitesh, për Ditën botërore të romëve 8 Prilli, në direkun para ndërtesës së komunës në Kërçovë të valojë edhe flamuri rom vazhdoi edhe sivjet për herë të tretë, me çka praktikisht edhe filloi programi për festimin e kësaj date të rëndësishme për komunitetin rom sot në Kërçovë.

Marketing

“Në iniciativë të kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, filloi tradita për komunitetin rom me të cilën u mundësohet që në direkun e ndërtesës komunale, ku në mënyrë simbolike qëndron flamuri i komunës, disa minuta të valojë flamuri të cilin romët e ndjejnë si të tyre”.

Kryetari i Shoqatës së romëve të rinj, Idaver Rexheposki , shfaqi falënderim deri te kryetari i komunës Dehari dhe shtoi se manifestimi do të vazhdojë edhe në orët e pasdites me program kulturor-artistik në lagjen “Kulla e bardhë” në Kërçovë.

Marketing