Pas ahengjeve familjare Flamujt kombëtar hidhen nëpër rrugë.
Drejtori i Institutit për trashëgimi shpirtërorë kulturore shqiptare Skender Asani siç përcjellë Klan M apelon që flamuri kombëtar të mos keqpërdorët dhe se nuk guxon të hidhët në rrugë si mbeturina.
”Është koha e dasmave dhe ahengjeve familjare, e sigurisht në këto ahengje nuk mungon edhe flamuri kombëtar, por për fat të keq një pjesë e tyre përfundojnë edhe në rrugë, sot për një kohë të shkurtër arritëm që të grumbullojmë mbi 10 flamuj, e njeri nder ta ishte edhe ky” – thotë gazetari Klan Maqedoni, Avni Tahiri.
Drejtori i Institutit për trashëgimi shpirtërorë kulturore shqiptare Skender Asani për Klan M lidhur me këtë dukuri të pa hijshme apelon që flamuri kombëtar të mos keqpërdorët dhe se nuk guxon të hidhët në rrugë në mbeturina.
“Apeli im është, o ta mbajë flamurin o të mos e mbaj flamurin, sepse në qoftë se dikush e vendos flamurin diku dhe më pas përfundon në mbeturina atëherë ka shkelë mbi gjakun e dëshmoreve, ka shkele mbi sakrificën e këtij populli që me mijëra vite ka pritur që të shijon lirinë, të shijon zyrtarizmin e këtij flamuri dhe duhet të ndërgjegjësohen ata që mbajnë flamurin, sepse e mbajnë një simbol të sakrificës dhe gjakun e derdhur që në të kemi këtë flamur” – tha Skënder Asani – Drejtor i ITSHKSH.
Me porosinë e dërguar që të ruhet flamuri kombëtar ashtu siç meriton Drejtorit Asani i dhuruam një nga flamujt e grumbulluar në rrugë.
-Unë do të doja nga ju që të zgjidhni një flamur dhe ta mbani në institutin tuaj nga këto që i grumbulluam në rrugë
”Unë do të marr një që është më i cenuar, sepse e dua të vjetrën, dhe do të zgjedh këtë të dëmtuarin dhe do ta ruaj në zyrën time që të jete edhe një porosi që të kenë kujdes kur e mbajnë flamurin kombëtar” – tha Skënder Asani – Drejtor i ITSHKSH.
– atëherë ta fali këtë flamur dhe kur të vijmë në zyrë ta shohim që e ke atje. /KlanMacedonia/