Ballina Sport Flamuri olimpik mbërrin në Los Anxhelos katër vjet përpara Lojërave Olimpike, qyteti...

Flamuri olimpik mbërrin në Los Anxhelos katër vjet përpara Lojërave Olimpike, qyteti gati të nisë përgatitjet

Franca i dha lamtumirën të hënën Lojërave Olimpike, pas dy javëve magjepsëse, ndërsa sportistët u kthyen në shtëpi pas performancave të tyre në shfaqjen më të madhe në planet.

Marketing

Ndërkohë, bashkë me atletë dhe zyrtarë amerikanë, në bordin e Delta Airlines që zbriti të hënën në Los Anxhelos ishte dhe flamuri olimpik, që do të valvitet në vitin 2028, kur qyteti të presë Lojërat e ardhshme Verore.

Me këngën “California Love” në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit Karen Bass doli nga avioni e veshur me tuta të kuqe të Team USA, ndërsa u shpreh se është “krenari dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme” që iu dha flamuri Olimpik në Paris të dielën.

Organizatorët amerikanë tani e ndjejnë vërtet “nevojën për të vënë këmbën në gaz”, tha ajo.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i dha Los Anxhelosit të drejtën në vitin 2017 për të pritur Lojërat 2028. Do të jetë hera e tretë që LA do të presë Lojërat në epokën moderne, pasi ishte qyteti pritës në 1932 dhe 1984.

Problemi i të pastrehëve është një ndër sfidat që duhet kapërcyer deri në 2028, ndërsa një tjetër sfidë është përballë trafikut të rënduar në qytet.

Marketing
Exit mobile version