Ballina Aktuale Flamuri shqiptar në majën më të lartë në Europë, Arineta Mula ngjitet...

Flamuri shqiptar në majën më të lartë në Europë, Arineta Mula ngjitet në Elbrus

Elbrus është mali më i lartë në Europë dhe ndodhet në Rusi, ne malet Kaukaze. Të kalosh 5642 m e tij është një detyrë shumë e vështirë për alpinistët, por Arineta Mula ia doli mbanë më së miri.

Marketing

Mëngjesin e të dielës, alpinistja kosovare ka arritur të shpalosë jo vetëm flamurin e Kosovës, por edhe atë kuqezi të Shqipërisë pavarësisht kushteve të vështira klimatike dhe mungesës së një udhëheqësi në këtë aventurë.
Suksesin e saj, Arineta Mula preferoi ta ndajë me të gjithë shqiptarët nëpërmjet rrjeteve sociale.

‘Për Kosovën tonë”, ishte dedikimi i Mulës që nuk harroi të shprehë mirënjohjen edhe për autoritetet e Shqipërisë duke qenë së udhëtoi drejt Rusisë me pasaportën e Shqipërisë. “Kisha mundësi të tjera që më lehtësonin udhëtimin drejt Rusisë, por këmbëngula që të pres dhe të udhëtoj me pasaportën shqiptare”, vijonte Arineta Mula në postimin e saj’.

Marketing
Exit mobile version