Flekenshtajn: Vështirë të mendohet se Hungaria do t’i jap azil Gruevskit

Eurodeputeti Knut Flekenshtajn porositi se është vështirë që të mendohet se autoritetet hungareze do t’i japin azil ish kryeministrit në arrati.

Marketing

“E kam të vështirë që të mendoj se qeveria hungareze do t’i japë azil ish kryeministrit Nikolla Gruevskit. Fillimisht sepse Gruevski mund të jetë i sigurt se do të ketë një gjykim të drejtë në Shkup, ndërsa e dyta gjithmonë kam menduar se Orbani nuk pranon kërkues të azilit në vendin e tij “, shkroi eurodeputeti.

Mbrëmë Komisioni Evropian kërkoi që të respektohet sundimi i të drejtës në vendet anëtare si dhe në vendet kandidate të BE-së dhe porositi se procesi gjyqësor nuk duhet të politizohet.

Marketing