Flet Lulzim Dalipi nga Gostivari, njëri nga të mbijetuarit tregon momentet e tragjedisë (VIDEO)

Thotë se tani është mirë, por nata e mbrëmshme ka qenë e gjatë dhe me dhimbje për 49 vjeçarin Lulzim Dalipi, i punësuar në Fondin Pensional, i cili në 13 shkurtin e kobshëm ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpinë e tij në Gostivar.

Marketing

Para se tw ndodh tragjedia ka tentuar të flejë në autobus, por kjo i është kthyer në fotografi tmerri të cilat kanë pasuar me thirrje dhe piskama nga lëndimet.

Dalipi punon në Fondin Pensional që nga viti 2004, si zakonisht ka udhëtuar me veturë, por me 13 siç edhe disa herë tjera i ka ndodhur, është kthyer me autobus.

“Aq sa mbajë mend, pas pompës së benzinës 7 Vëllezërit u kthye majtas, deri aty isha në vetëdije, goditi pankinat, u rrotullua dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë. Disa njerëz me veturë private më dërguan në spital”, thotë Dalipi.

Ndërkohë që ka udhëtuar në pjesën e pasme të veturës, ai ka qenë në vetëdije, kështu ishte edhe mëngjesin e sotëm kur foli para gazetarëve i shtrirë në krevat.
“Mirë jam, i vetëdijëshëm, kam dhimbje në kurriz dhe kam brinjë të thyer”, thotë më tej Dalipi.
Lulzim Dalipi është mesin e atyre pak personave me lëndime më të lehta të cilët ende mbahen në spital.