Florian Marku: Në bisedime për të luajtur në Shqipëri ndeshjen e radhës (VIDEO)

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ndërsa ka shpërndrë një video mesazh në rrjetet e tij sociale ka bërë të ditur se është në diskutime që ndeshjen e ardhshme ta kuajë në Tiranë. Ndërsa ka falenderuar shqiptarët për mbështetjen e tyre në ndeshjen e tij të fundit, Marku tha: “Jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Në Newcastle u duk sikur isha në Shqipëri. Ndeshja e radhës jemi në diskutime sipër që të zhvillohet në Tiranë. Së shpejti do ju tregoj datën”, shprehet Marku. Kujtojmë se një javë më parë, Florian Marku mbrojti titullin kampion për pesha të lehta duke fituar në raundin e tij të katërt në ndeshjen përballë anglezit Chris Jenkins.

Marketing

https://www.facebook.com/watch/?v=344402917720173