Florida, arrin në 78 numri i viktimave si pasojë e shembjes së godinës së banimit

Numri i të vdekurve si pasojë e rrëzimit të një godine banimi 12 katëshe në Florida, ka arritur në 78 pas nxjerrjes nga rrënojat edhe të 14 viktimave të tjerë.

Marketing

Lajmi u njoftua nga Kryebashkiakja e Majemi-Dejd, Daniella Levine Cava gjatë një konference shtypi të premten, duke shtuar se kjo gjë është tronditëse dhe e dhimbshme.

Të enjten, ministri i jashtëm i Paraguait tha gjatë një interviste në radio se mes viktimave që janë gjetur ishte dhe motra e zonjës së parë të këtij vendi.

Gjatë shembjes së ndërtesës kanë humbur jetën disa shtetas të Amerikës Latine.

Punonjësit e shpëtimit tashmë janë përqëndruar në operacionin për gjetjen e trupave, dhe jo më të të mbijetuarve. Ata kanë thënë se do të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e viktimave derisa të pastrojnë të gjitha mbetjet në vendin ku u shemb godina.

Marketing