Florin Besimi: Profesionin e kam të shpëtoj jetë që jetës t’i japë dritë

Doc.Dr. Florin Besimi, në zgjedhje kandidon për deputet i Parlamentit nga BDI-në, në Zonën e 6-të zgjedhore, kuadër i jashtëzakonshëm që çdo partie do t’i bënte nder. Ai, përpos ngarkesave profesionale, është shumë aktiv në jetën sociale, duke marrë përgjegjësi dhe duke promovuar çështjet jetike të qytetarëve.

Marketing

Ju të gjithë më njihni. Unë jam mjek. Profesionin e kam të shpëtoj jetë që jetës t’i japë dritë, është moto e dr. Florin Besimit.

Ekspertiza e shkencore e doc.dr. Besimit, përgatitja dhe arsimimi superior në drejtimin mjekësor, ekspert i menaxhimit dhe ekonomikes shëndetësore, e bëjnë njërin nga ekspertët më të shquar në vend. Përtej kësaj ekspertize, ai disponon edhe vlerat etike e morale, karakter të fuqishëm dhe qëndrueshmëri në çështjet sfiduese.

Doc.Dr. Florin Besimi, veçohet për kolegjialitet, bashkëpunim dhe tolerancë, ushqen ndjenjat më të fuqishme për aftësimin e kuadrit mjekësor, arritjet për uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, si dhe kulturës shëndetësore te qytetarët.

Në vijim, është një paraqitje e shkurtër e biografisë profesionale të dr. Florin Besimit.
Studimet e larta,Doc. Dr. Florin Besimi, i kreu në Shkup, bart gradën e doktorit të shkencave mjekësore, studimet tjera i ka vijuar në Shkup, Sheffield dhe në Tiranë, duke u pajisur me titujt Specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Menaxher dhe lider i institucioneve shëndetësore, Edukim, provim, dhe certifikatë për drejtor të institucioneve shëndetësore, ekspert i Ekonomisë, Sistemeve dhe Politikave të Kujdesit Shëndetësor, Sjellja organizative, menaxhim i ndryshimit, Logjistika dhe Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit.

Po ashtu, bart titullin Primarius, titull nga vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, Shkup, është po ashtu i licencuar për ekspertizat gjyqësore në fushën e Gjinekologjisë me obstetrikë, nga Ministria e Drejtësisë.