”Fokus”: Faton Ahmeti kryeministër shqiptar – në lojë edhe Talat Xhaferi?!

E përjavshmja “Fokus”, sic njofton KlanM, ka publikuar se për momentin në krye të listës së kandidatëve potencial është duke u ngjitur një emër tjetër.

Marketing

Sipas burimeve të larta partiake, ”Fokus” shkruan se bëhet fjalë për Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmetin, ish-Drejtorin e FSSH-së, I cili para disa muajve vendosi të tërhiqet nga ky funksion pa një sqarim konkret.

Sipas informacioneve që i posedon e përjavshmja “Fokus”, në diskutimet e deritashme, Faton Ahmeti, është lansuar si favoriti kryesor për funksionin e Kryeministrit Teknik, përvec një situate.

Vendimi përfundimtar, sic percjell KlanM shkrimin e “Fokus”, do të varet edhe nga eiplogu nëse zgjedhjet do të jenë bashkë apo të ndara, si dhe nga vlerësimet nëse ekziston rreziku për të dështuar zgjedhja e Presidentit të vendit.

Nëse nuk zgjidhet presidenti i ri për shkak të mos arritjes së censusit, President i ri i vendit me automatizëm bëhet Kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Në këtë situatë, sic percjell KlanM shkrimin e “Fokus”, BDI-ja do t`i mbajë tre pozicionet udhëheqëse të shtetit. Për këtë shkak bëhen analiza nëse është më mirë që Talat Xhaferi të bëhet Kryeministër Teknik dhe të zgjidhet Kryeparlamentari i ri nga LSDM-ja që do ta merr funksionin edhe të Presidentit të vendit.

Në këtë mënyrë, sic shkruan “Fokus”, pushteti do ta shmangte fushatën e opozitës për BDI-zim të plotë ose shqiptarizimin e shtetit.

Megjithatë, nëse arrihet marrëveshje politike për zgjedhje të përbashkëta, që kundërshtohet nga LSDM-ja, por mbështetet nga VMRO-DPMNE-ja, sic percjell KlanM të përjavshmen “Fokus”, nuk do të ketë rrezik për dështimin e zgjedhjeve. Atëherë, Faton Ahmeti mbetet kandidati më serioz për Kryeministër Shqiptar.