Fon der Lajen dhe Merkel: Të tejkalohet bllokada e Francës në BE

Kryetarja e ardhshme e Komisionit Evropian, Fon der Lajen dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel sonte nga Berlini porositën se vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u sigurohet perspektivë në BE.

Marketing

Siç transmeton Dojçe Vele, kryetarja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen paralajmëroi projekte të reja speciale për bashkëpunim dhe ndihmë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që të ulet dëshpërimi prej mossuksesit që të fitohet fillim i ri i negociatave me BE-në. Fon derl Lajen sonte në Berlin mbajti konferencë të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel në të cilën dy politikanet edhe njëherë e potencuan rëndësinë e perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Fuqishëm jam e bindur se për ne është me rëndësi të madhe strategjike ta afrojmë Ballkanin Perëndimor sa më afër BE-së, Derisa nuk mund të hapen negociatat inkuadruese me të gjitha forcat do të përpiqem të zhvilloj projekte të përbashkëta të cilat përmes rrugës së bashkëpunimit më të ngushtë do t’i afrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë nesh, pasi nëse ne nuk e bëjmë këtë, disa të tjerë do ta shfrytëzojnë vakumin, ndërsa këtë nuk e dëshirojmë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndërmorën angazhime të pabesueshme për t’i plotësuar kriteret të cilat i kërkuam prej tyre”, tha Fon der Lajen.

Edhe kancelarja Angela Merkel sërish e kritikoi bllokimin e Francës si gabim.
“Edhe një herë thashë se nga aspekti i interesave evropiane strategjike, vlerësoj se është me rëndësi ekstreme këto vende të mos e humbasin shpresën për anëtarësim në BE”, tha Merkel.