Fonseca reagon pas shkarkimit, tregon profesionalizëm

16:26 | 5 Maj 2021

Marketing

AS Roma ka njoftuar se Jose Mourinho do të zëvendësojë të shkarkuarin Paulo Fonsecan në sezonin e ri.

Me të marrë vesh se do të largohet nga klubi, Fonseca ka reaguar duke pohuar se ishte koha e duhur që një gjë e tillë të ndodhte, transmeton lajmi.net.

Në konferencën për shtyp një ditë përpara ndeshjes ndaj Manchester United në kuadër të gjysëmfinales së Evropaligës, Fonseca ka thënë se Mourinho do të bëjë një punë të mirë këtu.

“Profesionalizmi është një vlerë e çmueshme për mua”, ka thënë i pari i Romës në konferencë.

Tutje shtoi se ndjehet mirë sikurse ditën e parë kur ka ardhur këtu. “Unë jam mirë, ashtu si isha ditën e parë që mbërrita. Unë jam i motivuar dhe dua të bëj më të mirën për romët deri në ditën e fundit kur jam këtu. Mourinho është një trajner i shkëlqyeshëm dhe do të bëjë një punë të shkëlqyeshme këtu”, përfundoi ai.

Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Manchester United dhe AS Roma./Lajmi.net/

Marketing