Forcat speciale të ARM-së me automjete ushtarake në stërvitje në Kroaci

Tridhjetë pjesëtarë të regjimentit të Forcave të dedikuara speciale pranë ARM-së me shtatë automjete luftarake nga dje marrin pjesë në stërvitje ushtarake “Përgjigje e shpejtë 2019” në poligonin stërvitës “Euhen Kvarenik” në Spunj Kroaci. Stërvitja kryhet nga 10 maji deri më 7 qershor në tre shtete, në Hungari, Slloveni dhe Kroaci edhe atë në dy faza.

Marketing

Në pjesën e parë ARM-ja mori pjesë me 20 pjesëtarë nga mbrojtja kundërajrore nga brigada e aviacionit dhe pesë pjesëtarë në rolin e ekipit mjekësor, të cilët marrin pjesë në pjesën e stërvitjes që zhvillohet në Slloveni.

Në stërvitje, siç është publikuar në ueb-faqen e komandës së Armatës së SHBA-së në Evropë, marrin pjesë gjithsej 6.500 pjesëtarë nga armatat e SHBA-së, Sllovenisë, Kroacisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hungarisë, Bosnjë e Hercegovinës, Shqipërisë, Polonisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Lituanisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Nga ARM-ja për MEDIAL-s sqaruan se me pjesëmarrjen e këtij trajnimi, pjesëtarët dhe njësitet tona, para se gjithash do ta përmirësojnë interoperabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal mes vendeve pjesëmarrëse, kompatibilitetin në zbatimin e procesit të marrjes së vendimeve ushtarake dhe procedurat e NATO-s si dhe komunikimi mes armatave.

“Qëllimi kryesor i stërvitjes është përmirësimi i mobilitetit dhe lëvizjes së njësiteve dhe teknikës nga një lokacion deri në një tjetër, me këtë rast duke luajtur skenare të ndryshme, në të cilat janë të kyçura njësite nga përbërje të ndryshme. Krahas kësaj me stërvitjen përmirësohet bashkëpunimi rajonal mes vendeve pjesëmarrëse dhe aftësisë për zbatim të operacioneve të kryesuara nga NATO”, informojnë nga ARM-ja.

Gjatë këtij viti pjesëtarët e ARM-së kanë marrë pjesë edhe do të marrin pjesë në gjithsej 30 stërvitje ushtarake jashtë territorit të shtetit tonë.

Marketing