Forcohet sulmi me Angelovin, në pritje për Erdon Dacin

FC Shkupi ishte mjaft aktiv edhe në ditën e fundit të merkatos verore, duke siguruar bashkëpunimin me Viktor Angelovin e Ujpeshtit , ndërsa është dërguar ofertë në momentet e fundit të merkatos për huazimin e Erdon Dacit nga Konjaspori, mirëpo UEFA do të duhet të konfirmojë regjistrimin e tij zyrtar. Ndërkohë qendërmbrojtësi nigerian Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi firmosi kontratë 3 vjeçare.

Marketing

Viktor Angelov forcon sulmin e FC Shkupit

Viktor Angelov firmosi kontratën një vjeçare me FC Shkupi, me obcion që i njëjti të vazhdohet për edhe një vit. Angelov së fundit ishte pjesë e Ujpeshtit, ku luajti në formë të huazimit nga skuadra e Rabotniçkit. Ndryshe Angelov është i lindur në Dortmund të Gjermanisë në vitin 1994, ndërsa në karrieren e tij futbolllistike ishte pjesë e skuadrave të Rabotniçkit, Teteksit dhe Metalurgut. Sulmuesi 24 vjeçar ka zhvilluar 12 ndeshje për Maqedoninë U18, duke shënuar 2 gola, ndërsa po aq gola ka shënuar edhe për Maqedoninë U19, por në 10 ndeshje. Ndërkohë në 15 sfidat e zhvilluara për Maqedoninë U21, ka shënuar 3 gola dhe ishte pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë U21 , e cila luajti në Evropianin U21 në Poloni në vitin 2017, ku ishte aktiv në përballjet me Spanjën dhe Portugalinë. Ndërkohë për ekipin e seniorëve të Maqedonisë, Viktor Angelov, ka zhvilluar vetëm një ndeshje. Për shkak të dokumentacionit, Angelov nuk ka të drejtë lojë ndaj Shkëndijës gjatë fundjavës, por do të jetë në dipozicion të trajnerit Hajati Sojdash për sfidat e ardhshme.

Ifeanyi firmos kontratën 3 vjeçare

Qendërmbrojtësi Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi, vjen nga rradhët e skuadrës nigeriane të Oyah Sports FC dhe pasi që nuk arriti që huazohet te skuadra e Çelikut, do të jetë pjesë e FC Shkupit deri në verën e vitit 2021.

Vendim administrativ nga UEFA për Dacin

FC Shkupi ka dërguar ofertë në momentet e fundit të merkatos verore edhe për angazhimin e ish sulmuesit të Vardarit, Erdon Daci, që aktualisht është pjesë e skuadrës turke Konjaspor. Mirëpo përgjigjja e skuadrës turke ka kaluar kufijtë e afatit kohor të merkatos dhe tani kjo çështje do të duhet të vendoset nga organet e UEFA-së, për regjistrimin e tij zyrtar te FC Shkupi. Ndryshe, Erdon Daci është kërkuar në formë të huazimit nga Konjaspor, e cila ka kartonin e sulmuesit shkupjan, edhe pse ky i fundit ishte pjesë e Eskeshehirspor, ku debutoi në një ndeshje miqësore.

Stefan Vujçiç u largua nga FC Shkupi

Stefan Vujçiç nuk bën pjesë në ekipin e FC Shkupit. Me marrëveshje të dyanshme , Vujçiç është larguar nga FC Shkupi dhe ai vazhdon karrierën e tij te skuadra e Bellasicës. Drejtuesit e klubit e falenderuan për kontributin e dhënë në kohën e qëndrimit te FC Shkupi dhe i dëshirojnë suksese në të ardhmen e tij si futbollist profesionist.