Formula 1 zbulon nëse Hamilton do garojë në vitin 2022 me Mercedes

Formula 1 para pak momenteve ka publikuar listën e 20 pilotëve që do garojnë për titullin e kampionit të botës për vitin 2022.

Marketing

Pavarësisht që kishte shumë spekulime që pas titullit të humbur në dhjetor, piloti Lewis Hamilton do pensionohet, kjo nuk është aspak e vërtet, ngase do garojë me Mercedes edhe në vitin 2022, transmeton lajmi.net.

Këtë e konfirmoi Formula 1 përmes komunikatës zyrtare të publikuar në “Twitter”, ku bëri me dije secilin pilot që do garojë për vitin 2022.

Mercedes – Lewis Hamilton dhe George Russell

Red Bull – Max Verstappen dhe Sergio Perez

Ferrari – Charles Leclerc dhe Carlos Sainz

McLaren – Daniel Ricciardo dhe Lando Norris

Alpine – Fernando Alonso dhe Esteban Ocon

AlphaTauri – Pierre Gasly dhe Yuki Tsunoda

Aston Martin – Sebastian Vettel dhe Lance Stroll

Williams – Nicholas Latifi dhe Alex Albon

Alfa Romeo – Zhou Guanyu dhe Valtteri Bottas

Hass – Nikita Mazepin dhe Mick Schumaher

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do këtë ndonjë garë të ‘zjarrtë’ siç ishte ajo e vitit të kaluar, ku titulli u vendos në garën e fundit.