Forumi Rinor i BDI-së sot organizoi tubim madhështor në Kalanë e Shkupit me bartësin e zonës zgjedhore nr.1 Izet MEXHITI

Forumi Rinor i BDI-së sot organizoi tubim madhështor në Kalanë e Shkupit me kandidatin për deputet në njësinë zgjedhore nr.1 z. Izet MEXHITI dhe Kryetarin e Komunës së Çairit e njëherit edhe shefin e shtabit z. Visar GANIU.

Marketing

Në fillim u planifikua si takim por që interesimi i madh i aktivistëve bëri që zëri i rreth 600 të rinjve e të rejave të dridh Kalanë e Shkupit. Ky tubim madhështor tregoi se Rinia është në përkrahje të idesë dhe vizionit largpamës të Kryetarit dhe liderit z. Ali AHMETI.

Nga ky tubim u dha edhe mesazhi nga Rinia e BDI-së se, sado që mundohen të tjerët të na bëjnë “ballë” nuk munden dot. Duhet cekur se në këtë tubim madheshtor Forumi Rinor i BDI-së i dha z. Izet MEXHITI-t 4 kërkesa. Këto kërkesa priten të propozohen edhe në Parlament nga ai si deputet i ardhshëm.

Ato ishin:

1. Kazinot dhe bastoret larg qendrave

2. Shkolla profesionale për çdo Komunë

3. Gjykatë e lartë e barazisë dhe antidiskriminimit

4. Zero tatim për çdo punësim nën moshën 35 vjeçare Z. Izet Mexhiti u zotua që këto kërkesa do ti realizon gjatë mandatit të tij si deputet.

Marketing