Anëtarë të Kryesisë së Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim dje vizituan degën e Kërçovës duke krijuar raporte më të afërta dhe shoqërore me të rinjtë e mbarë vendit.
Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim vazhdon në realizimin e qëllimeve dhe aktiviteteve afatgjate të kësaj organizate, duke mobilizuar dhe motivuar të rinjtë që të kyçen në mënyrë aktive në ndërtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim të 20 viteve të ardhshme. Ideja dhe iniciativa e çdo të riu kreativ dhe vizionar është e rëndësishme për të mbajtur gjallë Bashkimin Demokratik për Integrim si nje shtyllë të fortë e cila nuk lëkundet.
Në këtë vizitë të degës së Kërçovës, një privilegj i veçantë ishte edhe takimi me kryetarin e Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari. Figura të tilla politike rinia është me fat që i ka si udhërrëfyes në këtë rrugëtim. Ndër të tjerash u diskutua për sfidat me të cilat rinia përballet dhe për mënyrën se si të menaxhohen ato më së miri. Rinia ka përkrahje të pakushtëzuar nga ana e të gjithë anëtarëve dhe strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Ne, si kryesi e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim do të vazhdojmë të njohim nga afër çdo degë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Sëbashku të ndërtojmë ardhmërinë të cilën duam të jetojmë, këtu në vendin tonë.
Bashkë për të ardhmen!