FOTO/Bashkëshortja e ministrit të Mickoskit për pesë muaj ka fituar 78 mijë euro, ja çfarë biznesi?

Bashkëshortja e ministrit aktual të sportit, Borko Ristovski, si pronare dhe menaxhere e “Nibo Solutions”, kompani me aktivitetin kryesor “mihje e xeheve dhe gurore” ka të ardhura “të pastra” 78.000 euro në më pak se një vit nga themelimi i kësaj kompanie.

Marketing

“Nibo Solutions”, sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, është themeluar më 3 gusht 2023 dhe për më pak se pesë muaj të të njëjtit vit, ka të hyra prej 5.702.757 denarë dhe fitim prej 4.775.702 denarë, përcjell portali Faktor.

Për momentin nuk dihet se çfarë pasurish minerale shfrytëzon “Nibo Solution” dhe ku i siguron ato. Në të vetmin regjistër që ekziston ende në kompetencën e vjetër të Ministrisë së Ekonomisë, i përditësuar për herë të fundit më 29 maj për marrëveshjet e lidhura koncesionare, ky emër nuk figuron në listë.(INA)

Marketing