Foto/Çahet në dy pjesë anija që derdhi naftën në Mauritius

Një anije csiternë e cila derdhi tonelata nafte në brigjet e Mauritius është ndarë në mes, sikurse kanë bërë të ditur autoritetet të shtunën.

Marketing

Rreth orës 4.30 të pasdites, u vërejt shkëputje e një pjese të cisternës së përparme, ka bërë me dije Komiteti Nacional i Krizave në Mauritius.

Anija japoneze  “MV Wakashio”, lundroi rreth brigjeve në fund të korrikut ku nisi të lëshonte tonelata nafte në një lagunë të oqeanit Indian javën e shkuar.

Një operacion i pastrimit masiv të detit përfshiu mijëra vullnetarë lokalë, pasi një çarje ndodhi në pjesën e brendshme të anijes, sipas operatorit japonez “Mitsui O.S.K. Lines”.

Tal Harris, një koordinatori i kominikimit për “Greenpeace Africa International” tha për CNN se autoritetet e kanë cilësuar zonën të ndaluar dhe vullnetarëve iu është kërkuar ta ndërpresin punën.

Më herët këtë javë u tha se një nga tre çisternat e anijes ishte derdhur në oqean dhe se skuadra po punonte të largonte naftën nga dy çisternat e tjera, përpara se anija të cahej plotësisht.

Anija mbante rreth 3,800 karburant me nivel të ulët sulfuri dhe 200 tonë naftë. Kryeministri i vendit Pravind Jugnauth, deklaroi gjendjen e emergjencës ambjentale. Anija udhëtonte nga Kina në Brazil, kur preku në cekëtinë më 25 Korrik.

Marketing