Ballina Lajme Botë Foto virale, foshnja shpëton nga bombardimi rus falë përqafimit të nënës

Foto virale, foshnja shpëton nga bombardimi rus falë përqafimit të nënës

Një muaj më parë mori në krahë krijesën më të çmuar në botë, foshnjën e saj. Ndërsa pak orë më parë ky përqafim i shpëtoi jetën të bijës një muajshe nga bombardimet ruse në Ukrainë.

Marketing

Fotoja e nënës ukrainase me beben e saj të vogël po bën xhiron në rrjetet sociale.

E plagosur, me kokë të mbështjellë me fasho, ajo mban fortë në krahët e saj të bijën e cila shpëtoi nga shpërthimet ruse falë përqafimit të nënës.

Olga, ky është emri i nënës së re, e cila iu nënshtrua një operacioni për shkak të lëndimeve të shumta që mori nga bombardimi në Kiev.

Në të njëjtën kohë, një tjetër pamje tronditëse po bën xhiron e internetit. Një nënë nuk arriti t’i shpëtojë zjarrit rus. Djali i saj qan mbi trupin e saj të pajetë të mbuluar me një çarçaf plot gjak.

Exit mobile version