Ballina Lajme Botë Fqinjët s’e ndihmuan, djali çon me biçikletë nënën në varreza (Historia tragjike)

Fqinjët s’e ndihmuan, djali çon me biçikletë nënën në varreza (Historia tragjike)

Një djalë adoleshent në Indi u detyrua që ta transportonte nënën e tij të ndjerë për në banesën e fundit me biçikletë, sepse fqinjët refuzuan ta ndihmonin.

Marketing

17-vjeçari Saroj bëri 5 kilometra me këmbë të zbathura, teksa transportonte trupin e nënës së tij me biçikletë drejt pyllit. Kur arriti atje, ai hapi një varr dhe e varrosi, i vetëm, duke përjetuar vec dhimbjes së humbjes edhe indiferentizmin.

Saroj, nga Karlabahali, Odisha në Indi, është tashmë jetim, pasi babai i tij kishte vdekur kur ishte 7 vjeç. Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Mirror”, nëna e 45-vjeçare e adoleshentit, Janki, kishte humbur jetën gjatë kohës që po shkonte për të mbushur ujë. Ai kishte shkuar t’i kërkonte ndihmë fqinjëve, por këta të fundit e refuzuan për shkak se vinte nga një kastë e ulët.

Sistemi i kastës në Indi, që ndihet ndryshe edhe me emrin Dalit, është më shumë se 3 mijë vjeçar. Hindutë janë të ndarë në grupe strikte hirearkie bazuar në karmën (puna) dhe dharmën (fjala hindu për besimin, por që në këtë rast do të thotë detyrë). Sistemi i kastës është i përdorur gjerësisht në fshatrat e largëta, ndonëse Kushtetuta indiane e ndalon diskriminimin në bazë të kastës që prej vitit 1950.

Exit mobile version