FR-BDI-së në Kërçovë, realizuan aksion për dhurimin e gjakut

Në ditën ndërkombëtare të zemrës në organizim të FR BDI-së në Kërçovë dhe në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë dhe Kryqin e Kuq në hapësirat e Qendrës për Kulturë nën moton “Dhuro gjak shpëto jetë” u realizua aksioni për dhurimin e gjakut.
Një numër i madh i qytetarëve ju përgjigjën këtij aksioni, përmes së cilit ata shprehën humanizmin e tyre. Përveç qytetarëve të shumtë edhe kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari në shoqërim të shefit të shtabit të BDI-së në Kërçovë Adem Karaga ju përgjigj këtij aksioni për të dhuruar gjak.
Doktoresha Indira Xheladini nga instituti i transfuziologjisë, tha se ky aksion ka pasur jehonë jashtëzakonisht të madhe te vullnetarët, të cilët pozitivisht iu përgjigjën këtij aksioni përtë dhuruar gjak, duke grumbulluar gjithsej 26 njësi gjaku.
Ndërsa Mirlinda Seferi dhe Mentor Nuredini nga FR-BDI-së në Kërçovë, thanë se ky aksion u realizua duke përfshirë të gjithë qytetarët pa dallime politike duke respektuar masat anti-kovid.
Ndryshe Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit, në datën 29 shtator, kjo është një ngjarje që organizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës. Qëllimi kryesor shënimit të kësaj dite është informimi i popullatës për faktorët qe ndikojnë ne paraqitjen e sëmundjeve të zemrës, si dhe masat parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e këtyre sëmundjeve.

Marketing