Fraksioni i VMRO-DPMNE-së: Maqedonia është gjunjëzuar me këtë zgjidhje për emrin

Edhe Fraksioni për reformimin e VMRO-DPMNE-së ka dalë me kundërshtim për arritjen e pajtimit greko-maqedonas, për çështjen e emrit të vendit.

Marketing

Sipas tyre, Zoran Zaevi nuk ka mandat, legalitet e as legjitimitet që në emër të kombit të merret vesh për ndryshimin e emrit shekullor.

Ky fraksion vlerëson se me këtë marrëveshje Maqedonia dhe maqedonasit janë gjunjëzuar, dhe se për shkak të kapriçove të Zaevit, shteti është vënë në situatën “merr ose jo”.

Fraksioni konsideron se me marrëveshjen është plotësuar vetëm dëshira e shteti fqinj, pra Greqisë.

Njiherit, fraksioni kritikon edhe partinë OBRM-PDUKM, për qëndrim fillestar dhe të pakuptimtë.