Ballina Lajme Botë Franca dërgon ekspertë për të hetuar sulmet në Arabinë Saudite

Franca dërgon ekspertë për të hetuar sulmet në Arabinë Saudite

Franca ka dërguar shtatë ekspertë ushtarakë për të hetuar sulmet e kësaj fundjave në objektet e naftës saudite, përfshirë specialistë eksplozivësh, raketash dhe sistemesh mbrojtjeje tokë-ajër, tha një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes.

Marketing

Më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, gjithashtu njoftoi për dërgimin e ekspertëve.

Ai tha se se një pretendim nga rebelët Houthi të Jemenit, që ata ishin përgjegjës për sulmin ndaj objekteve të naftës saudite, nuk ishte “shumë i besueshëm”.

Më 14 shtator, ndodhën disa sulme në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.

Përgjegjësinë e morën rebelët Huthi në Jemen që gëzojnë mbështetjen e Iranit.

Shtetet e Bashkuara fajësuan Iranin për sulmet përderisa ministria e Mbrojtjes në Arabinë Saudite ka prezantuar disa mbetje të dronëve dhe raketave, që sipas saj dëshmojnë përfshirjen e Iranit në sulmet e fundjavës.

Irani ka mohuar çfarëdo përfshirje dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret kundër secilës përgjigje ushtarake kundër tij.

Marketing
Exit mobile version