Franca mbyll kufijtë, Macron: Jemi në luftë, 100 mijë forca zbresin në rrugë

Franca nis aplikimin e masave shtrënguese për të parandaluar më tepër përhapjen e koronavirusit. Ndërkohë sot në orën 12:00 do të mbyllet kufijtë e hyrjes së Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen do të mbyllen

Marketing

Ne jemi në luftë. Nuk po luftojmë kundër një ushtrie, por armiku është këtu, është I padukshëm dhe i paprekshëm. Dhe po avancon” deklaroi dje presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit që iu drejtua popullit francez ku deklaroi dhe masat ekstreme të kufizimit për të përballuar emergjencën e koronavirusit.

Franca po sheh një rritje dramatike të numrit të rasteve me koronavirus në dy javët e fundit, duke raportuar qindra raste të reja cdo ditë. Tani është një ndër shtetet me numrin më të madh të rasteve me COVID-19.

Mbi 100 mijë policë do të dalin nëpër rrugë për të zbatuar urdhrat për bllokim të presidentit Macron që synon të frenojë shpërthimin e koronavirusit. Ministri i Brendshëm deklaroi se do të vendosen dhe postblloqe nëpër rrugë.

“Qëndroni në shtëpi” tha ministri Brendshëm Christophe Castaner duke shtuar se në të kundërt do të ketë masa ndëshkuese.