Kombëtarja e Francës ka arritur të fitojë edhe trofeun e Nations League.
Me golat e Karim Benzema dhe Kylian Mbappe, “Gjelat” fituan 2-1 ndaj Spanjës në finalen e “San Siros” dhe merituan trofeun më të ri në futbollin kontinental.
Franca me këtë trofe të fundit ka vendosur edhe një rekord që nuk ishte arritur ndonjëherë nga asnjë përfaqësueseje.
Ajo bëhet vendi i parë në histori që ka fituar të gjitha Kupat ndërkombëtare, Kampionatin Europian, Kampionatin Botëror, Nations League dhe Kupën e Konfederatave.
Synimi i radhës, për “blutë” e Didier Deschamps, mbetet të përsërisë suksesin e para katër viteve, pra të fitojnë edhe Kupën e Botës në “Katar 2022”.