Franca ndalon veshjen islame në shkolla, kthehen në shtëpi ato që nuk zbatojnë urdhrin

Këshilli i Shtetit Francez miratoi sot ndalimin e veshjes abaya në shkolla, një fustan i gjatë i përdorur nga shumë studentë myslimanë. Një masë kjo që është mbrojtur ditët e fundit edhe nga vetë presidenti francez, Emmanuel Macron.

Marketing

Këshilli i Shtetit i Parisit konfirmon ndalimin e abajave në shkollat ​​franceze, duke hedhur poshtë ankesën e paraqitur ditët e fundit nga shoqata “Action droits des musulmans”. Përdorimi i abajas, thonë gjyqtarët e organit më të lartë të drejtësisë administrative franceze, “është pjesë e një logjike të afirmimit fetar”.

Rrjedhimisht, ndalimi i saj “nuk paraqet shkelje të rëndë dhe qartësisht të paligjshme të së drejtës dhe respektimit të jetës private, lirisë së fesë, të drejtës për arsimim dhe respektimit të interesave më të mira të të miturve apo parimit të mosdiskriminimit”.

Abaya, të cilën e veshin shumë adoleshente myslimane, nuk ka lindur si veshje fetare, por duke qenë se mbulon nga qafa deri te këmbët, ajo “rekomandohet” edhe nga besimtarët radikalë.

Pardje, në ditën e parë të shkollës, e para me ndalimin e abajave, 298 adoleshente sfiduan ndalimin e dekretuar nga qeveria franceze dhe 67 prej tyre nuk iu dorëzuan urdhrit për ta hequr atë, duke preferuar të kthehen në shtëpi.

Marketing