Ballina Sport Franca nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Bosnjës

Franca nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Bosnjës

Ndeshja mes Francës dhe Bosnjës është mbyllur baras.

Marketing

Kombëtarja e Francës është përballur sonte me Bosnjën dhe Hercegovinën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, shkruan lajmi.net.

Ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Dueli nisi me shumë raste nga të dyja anët, por golin fillimisht e gjeten mysafirët që kaluan në epërsi në min e 36’ përmes Edin Dzekos.

Nuk vonoi shumë dhe francezët barazuar në min e 40’ me golin e Antoine Griezmann, për rezultatin e pjesës së parë 1-1.

Pjesa e dytë nisi keq për ‘Gjelat’ pasi në min e 51’ u ndëshkua me karton të kuq Jules Kounde.

Megjithatë, boshnjakët nuk arritën të shfrytëzojnë avantazhin numerik dhe përkundër rasteve që patën ndeshja u mbyll 1-1.

Franca është e para në grupin D me tetë pikë pas katër ndeshjeve, Bosnja zë vendin e katërt me vetëm dy pikë.

Marketing
Exit mobile version