Foie gras, “xhevahiri francez” i kuzhinës, është një nga ushqimet kryesore të restoranteve luksoze në të gjithë vendin. Por tani produkti po zhduket nga menutë për shkak të një krize “të paprecedentë” që ka bërë që disa prodhues të fillojnë të konsiderojnë reduktimin e porcioneve, shkruan CNN.
Në zemër të problemit është një epidemi e gripit të shpendëve që ka përfshirë të gjithë vendin dhe Evropën prej muajsh.
“Ka kaluar një muaj që kur filluam të kishim më pak foie gras dhe më pas këtë javë nuk morëm asnjë”, thotë Pascal Lombard, shefi i kuzhinës dhe pronari i një restoranti në Francë.
Lombard ka planifikuar një takim urgjent me prodhuesit vendas në mënyrë që të parakalohet sa më shpejt kjo krizë.
Por foie gras është ushqim që edhe në të kaluarën ka pas kriza për furnizim.
Foie gras është një produkt ushqimor special i bërë nga mëlçia e rosës ose patës