Franca thotë se numri i qytetarëve të saj të vrarë në sulmet e Hamasit ka shkuar në 35

Ministria e Jashtme franceze thotë se numri i shtetasve francezë që janë vrarë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit është rritur në 35, nga 31 sa ishte.

Marketing

Ministria tha se nëntë shtetas ishin ende të zhdukur, me disa prej të cilëve mbaheshin peng nga Hamasi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar lirimin e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.