Ballina Lajme Botë Franca vendos të ndalojë përdorimin e Ajabas në klasa

Franca vendos të ndalojë përdorimin e Ajabas në klasa

Franca do të ndalojë veshjen e rrobave fetare abaja në të gjitha shkollat shtetërore.

Marketing

Rregulli do të zbatohet sapo të filloj viti i ri shkollor dhe asnjë nxënëse nga radhët e komunitetit mysliman nuk do mundet të paraqitet me veshje fetare dhe shami në bankat e shkollës.

Ministri i Arsimit i Francës, Gabriel Attal tha se ky vendim është marrë pasi mbajtja e këtyre veshjeve shkel ligjin laik.

“Përballë goditjeve, sulmeve dhe tentativave për destabilizim, ne duhet dhe do të mbetemi të bashkuar. Shkollat tona po sprovohen. Muajt e fundit, shkelja e rregullave laike është rritur dukshëm, posaçërisht për veshjen e rrobave fetare, siç është abaja, të cilat janë parë dhe kanë mbetur në disa institucione.”– tha Gabriel Attal, Ministër i Arsimit, Francë.

Abaja është një veshje me origjinë nga Lindja e Mesme që përdoret nga ana e grave myslimane. Por Franca ka një ndalim të rreptë për veshjet fetare në shkollat shtetërore dhe kryesisht institucionet qeveritare.

Vendimi për këtë çështje vjen pas disa muajsh debatesh, ku të djathtët nga njëra anë kanë kërkuar ndalim ndërsa partitë e majta kanë ngritur shqetësimin se po shkelen të drejtat e grave dhe vajzave myslimane.

Exit mobile version