Ballina Sport Francës nuk i mjaftoi goli i Mbappes, Austria me fitore ndaj Holandës...

Francës nuk i mjaftoi goli i Mbappes, Austria me fitore ndaj Holandës del e para

Goli i Kylian Mbappes nga penalltia nuk i ka mjaftuar Francës që të siguronte tre pikë dhe për të mbyllur fazën grupore në pozitën e parë teksa Austria ka fituar dramën me Holandën me rezultat 3 me 2 për pozitën e lideres në grupin D.

Marketing

Po zhvillohej minuta e 55-të kur Jakub Kiwior ndërhyri ndaj Dembeles për të shkaktuar penalltinë të cilën në gol e shndërroi Mbappe.

Ndërkaq, sulmuesi Robert Lewandowski ka realizuar gol nga penalltia për të barazuar rezultatin ndaj Francës.

Mirëpo goli i tij vlen vetëm për statistika sepse Polonia i ka shuar shpresat për kalim tutje në Evropian.

Goli i tij vetëm sa ia pamundësoi Francës që ta mbyll grupin si e para.

Takimi tjetër mes Holandës dhe Austrisë ishte dramatik.

Austria me autogolin e Malen mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Holandës. Po zhvillohej minuta e gjashtë kur sulmuesi “tulipan” realizoi autogolin për epërsinë e austriakëve.

Ky është autogoli i shtatë i realizuar gjatë këtij Evropiani.

Cody Gakpo me një goditje të fuqishme nga më pak se 11 metra ka barazuar rezultatin ndaj Austrisë. 25-vjeçari realizoi në minutën e 47 pas një asistimi të bukur nga Xavi Simons.

Schmid ka realizuar me kokë pas asistimit nga Grillitsch në minutën e 59-të për t’ia kthyer epërsinë Austrisë ndaj Holandës në 2 me 1.

Katër nga golat janë realizuar në pjesën e dytë, ndërkaq dy për pesë minuta.

Ishte Memphis Depay i cili në minutën e 75 realizoi për barazimin 2 me 2, mirëpo Marcel Sabitzer në pesë minuta më vonë me një goditje të fuqishme nga afërsia ktheu epërsinë e Austrisë dhe në fund të fitores.

Austria mbyll fazën grupore me gjashtë pikë, ndërkaq Franca del në pozitën e dytë me pesë pikë. Kalimin në 1/8 e finales e ka siguruar edhe Holanda në pozitën e tretë me katër pikë.

Exit mobile version