Francezi Bastien Emanuel Paul Blanc para Myftiut të Shkupit pranoi Islamin(Foto)

Në hapësirat e Myftinisë së Shkupit, para Myftiut Mr.Qenan Ef.Ismaili dhe në prani të kolektivit të myftinisë, z.Blanc i shoqëruar nga e fejuara e tij, pas një bashkëbisede me Myftiun Ismaili rreth njohurive të islamit dhe arsyes për këtë vendim, publikisht deklaroi shehadetin me çka edhe pranoi fenë islame si fe të tij në të ardhmen.
Marrë parasysh se e fejuara e tij ishte nga Shkupi, në prani të familjarëve dhe dëshmitarëve vijoi dhe ceremonia e nikahut sipas rregullave islame.
Ndryshe, z.Blanc është i lundur në vitin 21.12.1973 në qytetin Tulus të Francës. Jeton dhe vepron në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marketing

Zyra për informim pran Myftinis së BFI – Shkup