Frika ndaj incidenteve, UEFA merr vendim drastik për Kosovën dhe Rusinë

Institucioni më i lartë i futbollit UEFA ka dal sëfundmi me një komunikatë zyrtare mbi ekipet e të dyja shteteve.

Marketing

Komisioni i Emergjencave pranë UEFA-s, në vendimin e saj shprehet se për shkak të riskut të madh nga incidentet, ekipet nga Kosova dhe Rusia nuk do të luajnë kundër njëra-tjetrës në asnjë kompeticion të UEFA-së. Ekipet e vendeve si dhe Kombëtaret e tyre do të luajnë të ndara nga njëra tjetra deri në një komunikim të dytë.

Duke patur parasysh se në grupet e EURO Women’s 2021, përfaqësueset e Kosovës dhe Rusisë ndodhen në të njëjtin Grup, (A), Komisioni i Emergjencave deklaron se të dyja ndeshjet midis njëra tjetrës do të shtyhen, në një datë tjetër.

Marketing