Ballina Sport Frika nga sulmet terroriste, zbardhen masat që janë marrë për sigurinë e...

Frika nga sulmet terroriste, zbardhen masat që janë marrë për sigurinë e Euro 2024

Frika dhe kërcënimet nga sulmet terroriste kanë rritur prezencën e forcave të policisë, për të garantuar rendin dhe sigurinë në Gjermani, aty ku edhe do të mbahet kampionati europian i futbollit, Euro 2024.

Marketing

The Sun raporton se në gatishmëri janë 22 mijë policë të armatosur, ndërsa do të ketë edhe persona të armatosur me snajper dhe të “infiltruar” në mes të publikut, që po ashtu do të jenë të armatosur.

Eksperti i sigurisë Ëill Geddes, deklaroi se forcat speciale të vendit, shërbimet e inteligjencës dhe policia e armatosur do të thirren për të ndihmuar në përgatitjen dhe mbrojtjen kundër çdo sulmi të mundshëm.

Turmat do të monitorohen nga afër me kamera të përhapur gjithëandej, AI, syrin vigjilent të “super vëzhguesve” dhe oficerëve të veshur civil, tha ai.

Ndeshja e sotme do të shohë Skocinë të përballet me Gjermaninë në Allianz Arena në Mynih, e cila mund të mbajë deri në 67,000 tifozë.Gjatë kampionatit, Gjermania do të presë 2.7 milionë tifozë në 10 stadiume të ndryshme – së bashku me 12 milionë të tjerë në zonat e tifozëve

Marketing
Exit mobile version