Ballina Lajme Maqedoni Fronti Europian: Taravari në vijë me Mickoskin, Stoilkoviçin dhe Dimitrievskin kundër përfaqësimit...

Fronti Europian: Taravari në vijë me Mickoskin, Stoilkoviçin dhe Dimitrievskin kundër përfaqësimit të drejtë

Për herë të parë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, një politikan që i thotë vetes shqiptar del publikisht kundër përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në administratën publike dhe shtetërore.

Marketing

Arben Taravari në postimin e tij në Facebook thotë se ka ikur koha kur njerëzit dalloheshin në baza etnike gjatë punësimeve, duke tentuar të arsyetojë ndërperjen e kontratave dhe largimin e qindra shqiptarëve nga institucionet shtetërore. Kjo deklaratë e Taravarit është në një vijë me deklaratat e Mickoskit, Stoilkoviçit dhe Dimitrievskit, kundër Balansuesit dhe kundër parimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera jo shumicë në vend.

Në vend që të ndalojnë hovin e VMRO-së dhe ZNAM-it për deshqiptarizimin e shtetit, Arben Taravari merr rolin e argatit dhe arsyeton veprimet e tilla antishqiptare.

Kërkojmë publikisht nga përfaqësuesit e tjerë të koalicionit vLEN që të deklarohen, a pajtohen me qëndrimin e Taravarit apo distancohen prej tij?

Ky qëndrim nuk mund të arsyetohet ndryshe vetëm se servilizëm dhe në shërbim të agjendave kundër shqiptarëve.

Ju bëjmë me dije përfaqësuesve të Qeverisë monoetnike dhe argatëve të tyre shqipfolës se ky parim dhe Marrëveshja e Ohrit në tërësi janë arritur me shumë sakrificë, gjak dhe është zbatuar me përpjekje politike për më shumë se dy dekada, ndërda garantues janë SHBA-të dhe Bashkimi Europian.

– Fronti Europian –

Marketing
Exit mobile version