Ballina Lajme Maqedoni “Fronti Evropian” sot nis rrugëtimin nga Tetova

“Fronti Evropian” sot nis rrugëtimin nga Tetova

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Partia Demokratike Evropiane (PDE), nesër e hënë, në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet parlamentare, njofton indeks.mk.

Marketing

Këtë njoftim e kanë dhënë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Nesër, e hënë, 25 mars 2024, me fillim në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në qendër të Tetovës, mbahet konferencë për shtyp e z. Ali Ahmeti, me rastin e firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me Partine Demokratike Shqiptare dhe Partinë Demokratike Europiane”, thonë nga BDI

Po e ka thënë dit më parë edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaҫi në “Debat Plus”, në Klan Maqedoni.

Propozimi i Thaҫit për koalicion me BDI-në, PDE-në dhe LP-në për të krijuar “Frontin Evropian”, morri dritë jeshile edhe nga Kuvendi Qendror i PDSH-së mbrëmë nga ku Thaҫi edhe njëherë e konfirmoi koalicionin duke thënë se në këtë “Front”, BDI-ja është partia kryesore.

Exit mobile version