“Fshesa” e Zaevit a do të prekë funskionarët e BDI-së dhe partitë e tjera shqiptare?!

Paralajmërimi i fshesës nga kryeministri Zoran Zaev po ndiqet nga partia më e madhe shqiptare e koalicionit BDI. Zaev tha se nuk do të kursehet askush, duke përfshirë ministra e deri në zyrtarë të eshaloneve më të ulta që nuk kanë kryer si duhet detyrat.

Marketing

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri mbrëmë në Top Tema në Telma theksoi se është në dorën e kryeministrit Zaev të vendos si shef i Qeverisë.

Por, nga BDI thonë se çdo vendim, qoftë politik, apo kadrovik, merret vetëm pas arritjes së pajtueshmërisë mes partnerëve të koalicionit.

“Qeverisja me koalicion parasheh vendimmarrje konsensuale për të gjitha çështjet, përfshirë dhe emërimet dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar. Çdo vendim, qoftë politik, apo kadrovik, merret vetëm pas arritjes së pajtueshmërisë së plotë paraprake midis partnerëve të koalicionit”, deklaroi ditë më parë për Koha, deputeti dhe sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi.
Reagime nuk ka pasur nga partitë më të vogla shqiptare që janë pjesë e koalicionit. Nga Alternativa pas dorëheqjes së ministrit të Kulturës, Asaf Ademi kanë konfirmuar se do të vazhdojnë të drejtojnë dikasterin e kulturës dhe se do të propozojnë kuadër të tyre. Nuk ka zëra nga PDSH, e cila drejton me ministrin pa resor, derisa e njejta po ndodhë edhe me RDK, e cila drejton Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Marketing