FSHF nuk do të sjellë në Shqipëri Superkupën, kërkon një tjetër event

Federata Shqiptare e Futbollit ka hequr dorë nga kandidimi për organzimin e Superkupës Europiane në Tiranë, në ambientet e stadiumit “Air Albania”. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga vetë federatae cila bën me dije se e ka marr këtë vendim për t’i hapur rrugë një tjetër organizimi . Është fjala për Finalen e Ligës së Konferencës, një kompeticion i ri Europian për klubet futbollistike.

Marketing

“Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në Air Albania Stadium finalen e Ligës së Konferencës (Conference League) për vitin 2022, thuhet në njoftimin e federatës.

Sipas këtij njoftimi, është kjo arsyeja për të cilën FSHF ka vendosur të heqë dorë nga kandidimi për të organizuar në Tiranë Super Kupën Europiane.

“ Duke i dhënë prioritet absolut këtij eventimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar Super Kupën Europiane. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s”, njofton federata.

Marketing