Me një ceremoni solemne është ngritur flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s, për të shënuar anëtarësimin e vendit në NATO si anëtari i 30-të.
“Forca e Sigurisë së Kosovës i uron Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcave të Armatosura të (RMV) për pranimin si anëtari i 30-të i NATO-s. Roli i juaj në NATO do të jetë shumë i rëndësishëm në kontributin e regjionit për paqe dhe siguri.
FSK do të punojë ngushtë me të gjithë miqtë dhe aleatët në rrugën tonë drejt bërjes anëtare e NATO-s si vendi 31-të”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.