Ballina Sport Fund dramatik, katër gola, dy kartonë të kuq dhe Barcelona merr një...

Fund dramatik, katër gola, dy kartonë të kuq dhe Barcelona merr një pikë në sekondat e fundit

Barcelona ka marrë një pikë në udhëtim të Espanyol.

Marketing

Dy ekipet katalonase barazuan me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 24-të të La Ligas.

Golat për Barcelonën i shënuan Pedri në minutën e dytë dhe De Jong në minutën e gjashtë shtesë.

Derisa për Espanyolin shënuan Darder në minutën e 40-të dhe De Tomas në minutën e 64-të.

Në minutat e fundit gjyqtari dha dy kartonë të kuq, duke përjashtuar nga loja Piquen dhe Melamed.

Me këtë barazim, Barcelona mbetet e katërta me 39 pikë, 15 pikë poshtë kreut që e mban Real Madridi.

Exit mobile version