Ballina Lajme Maqedoni Fundi i fushatës, Sadiki me porosi: Do të vazhdoj me ndershmëri dhe...

Fundi i fushatës, Sadiki me porosi: Do të vazhdoj me ndershmëri dhe përkushtim me punë të mira

Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare për Komunën e Studeniçanit Azem Sadiki pak para mbylljes së fushatës zgjedhore i është drejtuar qytetarëve të kësaj Komunën nwpwrmes një statusi.

Marketing

Sadiki në statusin e tij është zotuar se do të punojë me nder dashuri dhe përgjegjesi dhe ka thënë se punët e mira do të vazhdojnë ashtu siç kanë nisur.

Statusi I plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Studeniçanit, Ju më njihni mua, ju i dini dhe i shihni punët që i kemi realizuar në të gjitha vendbanimet e komunës tonë.
Përsëri është në dorën tuaj të vendosni! Un kërkoj të më mbështetni mua, për të vazhduar të punoj pa u ndalur.
Un, zotohem para jush se do të punoj me nder, përgjegjësi dhe dashuri. Sepse dua që Komunën e Studeniçanit ta bëjmë shembull për të mirë në gjithë vendin.
Së bashku kemi bërë shumë punë, por kemi edhe shumë punë të tjera për të bërë.
Andaj ju lus, që me 17 tetor të rrethoni numrin 11.
Uroj të keni shum shëndet dhe të mira në familjet tuaja.

Exit mobile version