Fundjavë me reshje të dendura, vetëtima dhe stuhi në Maqedoni!

Gjatë fundjavës, territori ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht nga jugperëndimi. Në këtë situatë, moti do të jetë shumë i ndryshueshëm me reshje të herëpashershme shiu (herë pas here të dendura). Në shumë zona do të ketë zhvillim të reve të stuhishme që do të sjellin shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të fortë.

Marketing

Lokalisht, proceset atmosferike do të jenë më intensive dhe në formë të stuhive me reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër (mbi 20 litra për metër katror), erë të fortë, vetëtima dhe mundësi për breshër.

Edhe në rajonin e Shkupit do të vazhdojnë reshjet të shiut. Në disa pjesë të luginës, ato do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima dhe erë të fortë (ka mundësi për procese atmosferike më intensive, në formë të stuhive).

Gjithashtu, duhet të theksohet se gjatë kësaj fundjave në malet mbi 1600/1700 metra lartësi mbi nivelin e detit do të ketë edhe reshje bore.

Sa i përket temperaturave, ato do të lëvizin në intervalin nga 9 deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup, temperatura maksimale gjatë kësaj fundjave do të arrijë deri në rreth 16/17 gradë.

Për shkak të proceseve atmosferike të pritshme më intensive këtë fundjavë, apelohet për kujdes të shtuar, sidomos për shkak të mundësisë së përmbytjeve lokale, por edhe për shkak të vetëtimave që priten.

Marketing