Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga fundosja e kafenesë mbi ujë të quajtur “Kartel” në Beograd të Serbisë, përcjell TV21. Në pamje shihet se si lokali është fundosur në lumin Sava, deri sa në lokal kishte qindra persona. Kreu i Departamentit për Gjendje të Jashtëzakonshme në Serbi (SVS), Lluka Çaushiq thotë se nuk ka viktima nga aksidenti, ndërsa theksoi se nga SVS janë evakuuar 117 persona.
“114 persona janë evakuuar nga anëtarët tanë. Janë angazhuar 30 zjarrfikës-shpëtimtarë me 11 automjete dhe pesë ekipe të specializuara të shpëtimit. Gjëja më e rëndësishme është që në këtë ngjarje nuk ka të lënduar apo të vdekur”, tha Çaushiq./tv21.tv